Bebe Rexha publikon imazhe provokuese nga pushimet: Me një trup mesatar, po krijoj probleme të mëdha

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendje në rrjete sociale me disa fotografi të reja të publikuara në Instagram, ku shfaqet në super formë gjatë ditëve të pushimit.

Në setin e fundit, Bebe pozon me një fustan të shkurtër ngjyrë krem/ivory, me prerje të veçanta dhe detaje që e theksojnë siluetën. Veshja shoqërohet me flokë biondë të prerë shkurt, make-up të theksuar te sytë dhe aksesorë të thjeshtë, duke i dhënë paraqitjes një stil elegant, por edhe mjaft provokues.

Në disa nga fotot e tjera, artistja shihet edhe me bikini me motive leopardi gjatë një daljeje me varkë, ku ka vënë në pah linjat e saj të njohura trupore, ndërsa postimet janë shoqëruar me atmosferë tipike pushimesh – det, diell dhe momente relaksi.

Përshkrimi që ajo i vendosi fotove ishte “Me trup mesatar, po krijoj ‘probleme’ të mëdha” – një frazë me humor dhe vetëbesim, që shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë për pranimin e trupit dhe për t’u ndier mirë me veten, pa u përshtatur me standarde të ngushta.

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

Sipas asaj që lë të kuptohet nga postimet, Bebe ka shijuar disa ditë të mira pushimi me kunatën e saj, Dorinën, si dhe me disa shoqe, duke ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimi dhe energjinë e një periudhe më të lirë nga angazhimet.

Ndërkohë, këngëtarja po hyn në një fazë të rëndësishme të karrierës, pasi muajin e ardhshëm pritet të publikojë albumin e saj të katërt, “Dirty Blonde”. Disa nga këngët e albumit tashmë janë publikuar, ndërsa fansat po presin lansimin e plotë të projektit që pritet të shënojë kapitullin e radhës në muzikën e saj.

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër