Begaj përcjell ngushëllime për viktimat e sulmit me armë në shkollë: Solidaritet me popullin e Kanadasë

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot i tronditur nga ngjarja tragjike e vrasjeve në shkollë në British Columbia në Kanada.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhunë që merr jetë njerëzore”, u shpreh Begaj.

Dhjetë persona, përfshirë të dyshuarin për sulm, u vranë të martën në një sulm me armë në qytetin Tumbler Ridge në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike të Kanadasë.

artikuj të ndërlidhura