Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës Arabe të Egjiptit

nga D V

Presidenti i Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës Arabe të Egjiptit, Hassan Shawkay, në Shqipëri.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj siguroi ambasadorin Shawkay për mbështetjen, ndërsa i uroi suksese në ushtrimin e detyrës.

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve u konsideruan në nivel shumë të mirë, por u theksua se është i nevojshëm shtimi i kontakteve dhe vizitave të nivelit të lartë, si të rëndësishme për t’i dhënë një shtysë dhe dinamikë të re lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me fokus në ekonomi dhe investime.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi të pashfrytëzuara për rritjen e bashkëpunimit në fushat e energjisë, transportit detar dhe ajror, bujqësisë dhe turizmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More