Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit: Njohja e Kosovës do të ishte kontribut për paqen në Ballkan

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni zyrtare ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Ekuadorit, Esteban Assar Moscoso Bohman, rezident në Romë, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.

Kreu i Shtetit i uroi ambasadorit suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik dhe shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Ekuadorit, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe kërkoi që Ekuadori të konsiderojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër