Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Ruajtja e identitetit kombëtar, mision i çdo shqiptari

Nga D. V.
156 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk –  Presidenti i Republikës priti sot Këshillin Koordinues të Diasporës në përfundim të Samitit të Katërt të tij.

Presidenti vlerësoi kontributin e tyre dhe çdo shqiptari që, siç theksoi ai, përveç sfidave që hasin në një vend dhe kulturë tjetër, i janë përkushtuar promovimit të çështjes shqiptare.

“Atdhedashuria, ruajtja e identitetit dhe gjuha shqipe janë mision i çdo shqiptari. Mirënjohje për çdo shqiptar që ka misionin e Shqipërisë në zemër! Jemi bashkë në promovimin e vlerave tona kombëtare. Diaspora është fuqia dhe forca e kombit”, theksoi Begaj.

Në takim, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës falënderuan Presidentin e Republikës për angazhimin e tij institucional dhe qasjen e tij personale në forcimin e lidhjeve të Diasporës me vendin amë dhe me njëri-tjetrin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër