Begaj pret shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Lafchiski

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral major Sashko Lafchiski.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të sigurisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

Në kushtet e dinamikave të reja gjeopolitike, Presidenti i Republikës nënvizoi domosdoshmërinë e rritjes së investimeve në siguri dhe mbrojtje, investimin për Korridorin VIII, i cili është i një rëndësie strategjike për rajonin dhe Aleancën, si dhe shtimin e kontributeve në mbrojtjen kolektive.

artikuj të ndërlidhura