Të gjitha qarqet e vendit janë përfshirë nga reshje intensive shiu.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, iu bëri apel qytetarëve për një kujdes të shtuar për shkak të motit të keq.
Begaj ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet që janë në gatishmëri për parandalimin e dëmeve të mëdha.
“Të dashur qytetarë, mot i keq dhe me shira ka përfshirë vendin. Kujdesi i çdo njërit prej jush vlen! Institucionet janë në detyrë, por bashkëpunimi juaj mundëson parandalimin e dëmeve të mëdha”, shkruan Begaj.
Sipas IGJEO-s në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.
