Begaj uron Shiroka-Pulën: Në çdo sfidë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.

Përmes një mesazhi urimi, Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të rrugëtimit të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, thuhet në urimin e Begaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër