Behrami: Verdikti i 16 shtatorit po i shkakton ankth Albin Kurtit

Nga D V
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shkatërrues” në rrethanat aktuale politike.

Behrami ka deklaruar se gjendjen e jashtëzakonshme e shpall Presidenti në konsultim me kryeministrin legjitim dhe vetëm në rrethana shumë specifike.

“Në një situatë kur nuk kemi institucione të konstituuara, një shpallje e tillë do të ishte shkatërruese”, ka thënë ai.

Sipas Behramit, vendimi që pritet më 16 shtator për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po i shkakton ankth kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka ngritur pretendimin se një shpallje e mundshme e gjendjes së jashtëzakonshme në shtator do të mund të synonte parandalimin e tubimeve apo protestave masive, qoftë në rast të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së, qoftë në rast të një verdikti dënues.

“Verdikti i 16 shtatorit po i shkakton ankth Albin Kurtit”, ka deklaruar Behrami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër