Çitaku: Kurti është uzurpator, të vijë në Kuvend për ta konstituuar atë

Nga D V
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 gusht, Zhurnal.mk – Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku ka thënë se edhe sot janë para ndërtesës së Qeverisë për t’i përcjellë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dy mesazhe.

“E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka deklaruar se do të vazhdojnë deri në, siç është shprehur, rikthimin e rendit kushtetues dhe “fitoren e Republikës”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër