Bekim Sali: Vendi po vazhdon me përkushtim zbatimin e Agjendës Reformuese për BE

Nga B.M
724 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 janar – Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka deklaruar se si Ministër për Çështje Evropiane dhe Koordinator Kryesor për Agjendën Reformuese vendi po vazhdon me përkushtim të plotë në realizimin e Agjendës Reformuese për integrim në BE.

“Si Ministër për Çështje Evropiane dhe Koordinator Kryesor për Agjendën Reformuese, vazhdojmë me përkushtim të plotë punën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sot, në takimin e kryesuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve, vlerësuam progresin konkret në zbatimin e Agjendës Reformuese. Rezultatet pozitive janë dëshmi se reformat po ecin në drejtimin e duhur”, ka deklaruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër