Benita Zena për Big Brother: Më ishte bërë padrejtësi, e kam merituar ndoshta edhe fitoren

Nga D. V.
403 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Benita Zena ka folur për herë të parë më gjerësisht pas rrugëtimit të saj në Big Brother, duke komentuar eliminimin pak para finales dhe reagimin e publikut ndaj saj.

Në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, e pyetur nga moderatori Butrint Pasjaqa se pse mendon se u eliminua në një moment kur po fitonte gjithnjë e më shumë pëlqimin e publikut, Benita tha se e kishte ndjerë se një skenar i tillë mund të ndodhte.

Ajo tregoi se momenti i eliminimit nuk ishte krejtësisht i papritur për të, sidomos pasi dëgjoi reagimet gjatë spektaklit.

 Foto: Instagram

“Me të treguar të drejtën, nuk ka qenë diçka befasi për mua. E kam pritur deri në një moment. Kur e kam dëgjuar publikun dhe kur Jonida thotë Benita apo Hygerta, kur e kam ndjerë Bugattin, thashë: shkova unë. Kur u zgjat, thashë se me siguri do të ndodhë një padrejtësi”, u shpreh ajo.

Benita tha se, pavarësisht mosarritjes së finales, beson se ka fituar diçka më të rëndësishme, mbështetjen e publikut.

“E kam marrë zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. E kam merituar ndoshta edhe fitoren”, deklaroi ajo.

Gjatë intervistës, foli edhe për dasmën e Klodit dhe Elijonës, moment i cili mori shumë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në reality show.

Benita theksoi se në një format të tillë është normale që emocionet, dramat dhe momentet spektakolare të jenë pjesë e lojës.

“Kur je në një reality show, deshe apo nuk deshe, ke hyrë për të bërë show. Njerëzit kur e hapin televizorin duan të shohin skena, drama dhe momente interesante. Asnjë lot nuk ka qenë fals. Ka pasur pak shou dhe pak përnjëmend”, tha tutje. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër