Lionel Messi thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës te Argjentina se finalja e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij ndërkombëtare.
Sipas gazetarit Hernan Castillo, kapiteni i Albiceleste njoftoi vendimin e tij të rëndësishëm gjatë një fjalimi emocional në dhomën e zhveshjes para të gjithë skuadrës pas përfundimit të turneut të FIFA-s.
“Leo Messi u tha shokëve të tij të ekipit kombëtar të Argjentinës se finalja e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte ndeshje e tij e fundit për ekipin kombëtar”.
“Pas finales, ai mbajti një fjalim emocional para shokëve të ekipit”, raportoi Castillo.
Ndryshe, Messi ishte lojtari kryesor i Argjentinës këtë Botëror, duke shënuar tetë gola dhe katër asistime, duke dërguar kombëtaren e tij në finale, të cilën e humben nga Spanja në vazhdime me rezultat 1-0.
