Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur në Theth nuk ishte në zonën e mbrojtur

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, asnjë ndërtesë e prishur në Theth nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha janë në zonën urbane.

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se, “Thethi përbën në historinë e Shqipërisë një nga krimet shtetërore më të rënda, më të shëmtuara”.

Sipas tij, “Edi Rama e ka shndërruar Thethin në një shesh shkatërrimi, në të cilin ky fshat, kjo zonë nuk është shndërruar kurrë nga asnjë pushtues, qoftë edhe më barbarët”.

Berisha theksoi se, “asnjë ndërtesë nuk ishte në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane”.

“Po, Thethi është park kombëtar, por Thethi ka një zonë urbane ku ndërtohet”, theksoi Berisha.

“Asnjë ndërtim në tokë publike, as edhe në tokën e tjetrit, të gjitha në tokën e vet. Ndërtime druri, siç përcakton rregullorja për Thethin, druri ose guri”, tha Berisha më tej.

Berisha shtoi se, në Theth nuk kanë votuar PS-në, por kanë votuar PD-në.

Kreu i PD-së publikoi rezultatin e qendrës së votimit për zonën ku u prishën ndërtimet në Theth.

“PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë “të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More