Berisha: Dënoj dhunën e policisë ndaj protestuesve

Nga D. V.
1,257 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve para Kuvendit, duke e cilësuar si “dhunë të egër shtazore” nga ana e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që morën pjesë në protestë.

Përmes një deklarate, Berisha e konsideroi të papranueshme përdorimin e forcës ndaj protestuesve, ndërsa akuzoi qeverinë se po përpiqet të shtypë zërin e qytetarëve në vend që t’u përgjigjet kërkesave të tyre.

Sipas tij, përdorimi i dhunës ndaj protestuesve paqësorë dhe ndalimi i tyre janë tregues të frikës dhe arrogancës së pushtetit.

“Egërsi shtazore! Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.

“Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve”, tha Berisha.

Gjithashtu ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër