Berisha-deputetëve të PS-së: Jeni urdhëruar të asgjësoni 15 bashki funksionale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi qëndrimin e mazhorancës ndaj mocionit me debat për çështjen e SHISH si “akt antikushtetues”.

Berisha, në fjalën e mbajtur në seancën e sotme të Kuvendit, deklaroi se refuzimi i mocionit me debat i bën deputetët socialistë “bashkëfajtorë dhe bashkautorë” të asaj që ai e konsideron “shkelje të Kushtetutës”.

Kreu i PD-së tha se mazhorancën po hesht për veprimtarinë kriminale brenda SHISH dhe tha se një debat parlamentar do të mundësonte, publikimin e të gjitha fakteve dhe përgjegjësive që ka qeveria.

Berisha tha se deputetët e mazhorancës po vendosin interesat personale dhe politike mbi interesin kombëtar.

“Si mund të heshtni, si mund të pranoni një errësirë të tillë? Jeni shndërruar të gjithë në përçues të të keqes banale. Çfarë është Shërbimi Informativ, shërbim personal për ju është që e bllokoni?!

A mundet ju të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër një të shtetit për sigurinë? A mundet ju të shkelmoni çdo interes kombëtar, shoqëror, atdhetar, e tjerë me radhë, vetëm për interesa të Padrinos dhe tuajat personale? Ju jeni pengje”, tha Berisha.

Sipas tij, mazhoranca pranon që të shkelmojë Kushtetutën, teksa shtoi se do të votojë një reformë e cila cenon interesat e qytetarëve dhe synon të “asgjësojë” 15 bashki funksionale.

“Sot, sytë e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar tek kjo sallë, e cila është urdhëruar të kryejë krimin madhor, të asgjësojë 15 bashki funksionale. Pra, po bëni çdo gjë të votoni një reformë me të cilën shkelmoni interesat e qindra-mijëra qytetarëve. Keni thirrur edhe atë (Ballukun) këtu për të dhënë votën me ju, se jeni si ajo, nuk keni asnjë dallim”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër