Berisha: Duhet vendosur regjim fiskal mbi karburantet si i Kosovës

Nga D. V.
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi sot se zhvillimet në këtë zonë me rëndësi strategjike për energjinë globale kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të karburanteve, përfshirë edhe në Shqipëri.

Duke u ndalur në situatën e brendshme, Berisha kritikoi sistemin aktual fiskal mbi karburantet, duke theksuar se barra mbi qytetarët mbetet e lartë.

“Sistemi aktual mbi naftën është i rëndë për qytetarët dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e transportit dhe produkteve bazë”, deklaroi ai.

Sipas tij, ndikimi i çmimeve të karburanteve reflektohet në të gjithë zinxhirin ekonomik, duke prekur veçanërisht sektorin e bujqësisë dhe familjet me të ardhura më të ulëta.

“Nafta është një nga faktorët kryesorë që ndikon në koston e jetesës dhe në aktivitetin ekonomik”, theksoi Berisha.

Kreu i PD kërkoi ndryshimin e regjimit fiskal mbi karburantet dhe përafrimin e tij me vendet e rajonit.

“Ne duhet të vendosim një regjim fiskal të ngjashëm me atë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të përballojnë më lehtë çmimet”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se politikat fiskale duhet të synojnë lehtësimin e barrës për qytetarët dhe mbështetjen e ekonomisë reale, duke nënvizuar nevojën për masa që reflektojnë situatën aktuale ekonomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër