Berisha fiton garën pa kundërshtar, Vokshi: Proces i rregullt dhe transparent

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 maj Zhurnal.mk – Partia Demokratike ka përmbyllur, më 23 maj, referendumin për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të selisë blu. Procesi i votimit u zhvillua me një kandidat të vetëm dhe u karakterizua nga pjesëmarrje e gjerë e anëtarëve të PD-së në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të shpallura nga komisioni, Berisha është rikonfirmuar kryetar me 37,341 vota pro nga gjithsej 39,441 pjesëmarrës.

Në një komunikim për mediat, kryetarja e Komisionit të Organizimit, Albana Vokshi, bëri të ditur rezultatet paraprake:

“Sot, më 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike. Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike. Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon.

Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441.

Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902.

Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341.

artikuj të ndërlidhura