Berisha: Përdorimi i ish-krerëve të UÇK-së, akt i shëmtuar

Nga admin
398 e lexuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha reagoi sot pas deklaratë së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili gjatë seancës së sotme plenare kërkoi që  Kuvendi të shprehet me deklaratë kundër baltës ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së në Hagë.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bashkohen kësaj deklarate, Berisha tha se “përdorimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga një kriminel ordiner si mburojë, është një akt i shëmtuar. Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por edhe njëherë kjo tregon se, sa të ulët janë këta dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre”.

Berisha shtoi se nëse do të ishte serioze nuk ngrihej kjo atëherë kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Ballukut.

Sipas tij, kjo kërkesë u bë vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër