Berisha: Protesta e opozitës do të jetë paqësore

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e sotme e opozitës është paqësore.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha sot se “ne organizojmë vetëm protesta paqësore. Dhe ne e kemi platformë këtë, se po të mos donim ne, nuk thoshim ne protestë paqësore.
Ne jemi opozitë demokratike”.

Kreu i PD-së tha se “opozita do të vazhdojë gjer në fitore të plotë”.

I pyetur nëse do të ngujohen në shesh, Berisha tha se “skenari është atje, do jeni aty dhe do ta ndiqni me shumë vëmendje”.

“Protestën e fundit ishte policia që hidhte mjete piroteknike kundër opozitës”, tha Berisha.

Berisha shprehu nderim dhe respekt për të gjithë ata që agjërojnë.

“Dënoj me forcën më të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga banditë me uniformë dhe kërkoj që asnjeri prej tyre të mos shkelë në territorin e vakëfit dhe të xhamisë. Protestuesit, absolutisht, përveç nderimit më të madh për ata që falin namazin në xhami, nuk mund të kenë asgjë tjetër”, tha Berisha.

artikuj të ndërlidhura