Berisha: Rama po fsheh raportin e Parlamentit Europian

Nga D. V.
188 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se qeveria po fsheh raportin e Parlamentit Europian, duke e cilësuar atë si një nga dokumentet më kritikë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se, raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ngre shqetësime serioze për zgjedhjet dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

Berisha u shpreh se, dokumenti thekson se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në mënyrë të drejtë.

“Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit të Jashtëm. Raporti absolutisht më kritik i miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit. Raporti që i thotë qeverisë, ti nuk bëre zgjedhje të drejta, bëre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj. Raporti që kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “raporti thotë që duhet të hiqet imuniteti pa asnjë ndikim në sistemin e drejtësisë, pa pengesë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër