Berisha takon ish-kryeministrin e landit të Turingisë: Narkoshteti, kërcënim për demokracinë dhe ekonominë

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Tomor Alizoti zhvilluan një takim me Dieter Althaus ish- kryeministër i Landit të Turingisë dhe anëtar i bordit të Fondacionit Adenauer si dhe drejtorin e fondacionit “Konrad Adenauer”, dr. Thomas Kunze.

Në këtë takim, Berisha theksoi se problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti.

“Sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën”, tha ai.

Sipas Berishës, pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit.

“Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euroja dhe dollari”, tha ai.

Berisha shtoi se pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë.

“Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1.099.000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë në nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë”, tha ai.

Kreu i PD theksoi se problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje.

Sipas Berishës, në takim u diskutuan gjithashtu probleme të lidhura me farsën zgjedhore, korrupsionin e papërmbajtshëm dhe bllokimin e luftës kundër tij, si dhe mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në parlament.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër