Bërvenica nën vëzhgimin e policisë, thirrje për fushatë pa tensione

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 tetor, Zhurnal.mk – Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim pranë SPB Tetovë realizoi kontakte me të gjithë kandidatët dhe shtabet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës që do të mbahen më 18 tetor 2026, me qëllim koordinimin e agjendave të tyre, zhvillimin e sigurt të fushatës si dhe respektimin e të gjitha rregullave dhe dispozitave ligjore për zhvillimin paqësor të fushatës zgjedhore dhe të vetë zgjedhjeve.

SPB Tetovë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, aktivistëve dhe pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për tolerancë, sjellje dinjitoze dhe përmbajtje nga provokimet apo prishja e rendit publik. Policia do të jetë e pranishme në terren për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë, të qetë dhe të sigurt për të gjithë; në të kundërt, kushdo që vepron në kundërshtim me rregullat dhe dispozitat ligjore do të përgjigjet sipas tyre, të cilat sipas Kodit Penal janë rigoroze dhe nuk do të tolerohet askush.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër