Bërvenica: Qeveria brenda 30 ditëve e fillon procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune

Nga D. V.
1,656 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Në seancën e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e dorëzuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale lidhur me krijimin e bazës ligjore për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Brvenicës.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, pas njoftimit paraprak të pranuar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Brvenicës, e ka nisur procedurën për shkak të paraqitjes së një rrethane të parashikuar me ligj, e cila çon në ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të komunës, me fuqi ligjore.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ministria është e detyruar që brenda 15 ditëve nga pranimi i njoftimit ta informojë Qeverinë për krijimin e këtij bazamenti ligjor, pas së cilës Qeveria, brenda 30 ditëve, e fillon procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune.

Në këtë drejtim, duam ta informojmë publikun se, në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore, Qeveria e ka miratuar informacionin dhe ka sjellë Vendim për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Brvenicës, me ç’rast krijohen parakushtet ligjore për zhvillimin e procedurës së mëtejshme sipas rregullave dhe afateve në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër