Policë serb do të patrullojnë në qytetin e Ohrit deri në fund të gushtit

Nga D. V.
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Policët serb, duke filluar nga nesër dhe duke vazhduar deri më 31 gusht, do të patrullojnë Ohrin së bashku me pjesëtarët e policisë së RMV-së në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta gjatë sezonit turistik veror.

Vendimi u njoftua nga SPB të Ohrit, pas një takimi pune me Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe oficerët e policisë nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë.

“Patrullat e përziera të përbashkëta do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët, si dhe për turistët serbë që kalojnë pushimet e tyre vjetore në Ohër në numër të madh. Gjatë patrullave, oficerët e policisë serbe do të veprojnë në përputhje me legjislacionin kombëtar të Republikës së Maqedonisë, nuk do të mbajnë armë dhe do t’u ofrojnë mbështetje oficerëve të policisë maqedonase. Oficerët e policisë serbe, para fillimit zyrtar të punës nesër, u informuan për dispozitat e ligjeve maqedonase për punët e brendshme dhe për policinë”, thuhet në deklaratë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër