Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme

Nga D. V.
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 04 qershor, Zhurnal.mk – Çmimi i naftës regjistroi sot një rënie, pasi Izraeli dhe Libani ranë dakord të rinovojnë armëpushimin, duke ulur frikën e investitorëve për përshkallëzim të konfliktit në rajon, raportoi AP.

Një tjetër zhvillim që ndikoi në tregje ishte votimi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për të kufizuar veprimet ushtarake amerikane kundër Iranit, i cili u pa si një hap drejt uljes së tensioneve.

Si pasojë, çmimi i naftës “Brent” ra në 95,39 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI zbriti në 93,72 dollarë për fuçi.

Investitorët besojnë se mund të rihapet Ngushtica e Hormuzit, rruga kryesore nga ku kalon një pjesë e madhe e naftës botërore.

Nëse kjo ndodh, furnizimi me naftë do të normalizohet dhe çmimet mund të bien më tej.

Në SHBA, tregjet e aksioneve u paraqitën të paqëndrueshme. Disa kompani të mëdha pësuan humbje të forta, pavarësisht rezultateve të mira financiare.

Në Evropë, shumica e bursave shënuan rritje, ndërsa në Azi tregjet ranë, kryesisht për shkak të shitjeve të aksioneve të kompanive teknologjike.

Edhe pse lufta në Lindjen e Mesme dhe inflacioni po krijojnë pasiguri për ekonominë botërore, vlera e aksioneve në bursat kryesore vazhdon të jetë shumë e lartë, afër niveleve më të larta të regjistruara ndonjëherë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër