Bie nga çatia që po e riparonte, ndërron jetë 46-vjeçari nga Negotina e Gostivarit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 14 nëntor Zhurnal.mk – Një 46-vjeçar nga Negotina e Gostivarit ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga çatia e një shtalle, të cilën ishte duke e riparuar. Ai fillimisht ishte dërguar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit me lëndime të rënda trupore, ndërsa për shkak të gjendjes ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza” në Shkup, ku mëngjesin e 14 nëntorit ka ndërruar jetë.

“Më 13.11.2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë G.S. (46) nga Negotina e Gostivarit, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas raportimit, ai është lënduar gjatë rënies nga çatia e një shtalle në atarin e f. Negotinë, të cilën ka qenë duke e riparuar. Mëngjesin e sotëm (14.11.2026) në ora 08:30 në SPB Tetovë është raportuar se G.S. u ka nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër