Kallëzim penal për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 500 mijë denarë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një personi për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin për mbi 500 mijë denarë.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër J.J. (69) nga Manastiri dhe një personi juridik nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „fshehje tatimore“.

I kallëzuari i parë, si drejtues i personit juridik, për vitin 2024 kishte shmangur pjesërisht pagesën e tatimit mbi fitimin, përkatësisht kishte paraqitur shpenzime, ndërsa më pas në evidencën kontabël nuk kishte bashkëngjitur dokumentacion të besueshëm ose specifikim të shpenzimeve, me të cilin do të konstatohej se për ç’periudhë dhe për çka bënin fjalë shpenzimet e regjistruara në kontabilitet.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ishte kryer kontroll dhe ishte marrë vendim me të cilin personit juridik i ishte urdhëruar të paguante shumën e përgjithshme, së bashku me kamatën e llogaritur, në vlerë prej 501.765 denarësh”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër