Bilall Kasami: Transparenca dhe llogaridhënia mbeten prioritet i Komunës së Tetovës

Nga D. V.
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar brifingun e radhës me gazetarët, ku së bashku me udhëheqësit e sektorëve komunalë dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike ka diskutuar për çështje të ndryshme me interes për qytetarët.

Sipas Kasamit, takimi shërbeu për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe për të informuar opinionin mbi aktivitetet dhe temat aktuale që lidhen me punën e komunës.

“Sot në Komunën e Tetovës zhvillova brifingun e radhës me gazetarët, ku së bashku me udhëheqësit e sektorëve dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike iu përgjigjëm pyetjeve për temat të ndryshme në interes për qytetarët.

Transparenca dhe llogaridhënia mbeten pjesë e pandashme e punës sonë”, ka shkruar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër