Biletat për sitet e trashëgimisë kulturore, online përmes e-Albania

nga D. V.

Qytetarët, operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj tashmë mund të rezervojnë dhe të blejnë online biletat për vizitat në lokacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes platformës e-Albania.

Ky shërbim i ri synon të lehtësojë procesin e blerjes së biletave, duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë për të vizituar destinacionet më të njohura kulturore të vendit.

Përmes këtij shërbimi, vizitorët mund të blejnë biletat e tyre për: muzetë e Krujës, Beratit dhe Shkodrës; Kalatë e Shkodrës dhe Gjirokastrës; Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Ky hap është pjesë e nismave të qeverisë për dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe promovimin e turizmit kulturor në Shqipëri.

Nëpërmjet e-Albania, çdo vizitor mund të sigurojë biletën e tij online, me vetëm pak klikime, duke përjetuar më lehtë historinë dhe kulturën e pasur të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More