Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit

Nga admin
377 e lexuar

Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra ndjekës, ku shfaqet Blerina, motra e Gjestit, duke përjetuar momente të forta emocionale.

Në pamje, ajo shihet me lot në sy teksa dëgjon dhe këndon vargjet e projektit të ri muzikor të vëllait të saj.

Kënga është një dedikim prekës për vëllanë e tyre, Eldionin, i cili humbi jetën tragjikisht në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Foto: Screenshot/TikTok

Reagimi i Blerinës ka prekur publikun, duke rikthyer në vëmendje dhimbjen e madhe të familjes, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer me komente mbështetëse dhe fjalë ngushëllimi për të dhe Gjestin.

Shumë fansa kanë vlerësuar mënyrën se si Gjesti ka zgjedhur ta përjetësojë kujtimin e vëllait përmes muzikës, duke e kthyer dhimbjen personale në një mesazh të fuqishëm dhe emocional për publikun.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër