Blero humb një person të rëndësishëm të familjes

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, po përballet me një humbje familjare.

Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka ndërruar jetë tezja e tij, një person me rëndësi të veçantë në jetën e tij.

Blero ka ndarë një fotografi të përbashkët me të dhe, përmes një mesazhi prekës, ka treguar se lidhja e tyre ishte shumë e ngushtë.

 Foto: Instagram

Për këngëtarin, ajo kishte qenë një figurë e afërt me rolin e një nëne të dytë.

“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”.

Fjalët e tij pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e një njeriu që kishte një vend të pazëvendësueshëm për të. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër