Pas një viti pauzë, këngëtarja rikthehet fuqishëm me projektin e saj më të ri “Ndarja”, një këngë që vjen e shoqëruar me një videoklip mbresëlënës, me standarde të larta produksioni dhe një estetikë që të kujton prodhimet hollywoodiane.
Klipi është realizuar nga XL Films, duke sjellë një vizual të kuruar deri në detaj, ku çdo skenë ndërton një atmosferë të fortë emocionale dhe artistike. Projekti dëshmon qartë se rikthimi i Blertës nuk është i rastësishëm, por i menduar për të bërë impakt të madh.
Pas këtij projekti qëndron një ekip i fuqishëm i industrisë muzikore. Producent dhe tekstshkrues është Nurteel, një emër i njohur për hitet e tij, ndërsa i gjithë projekti është menaxhuar nga Labinot Nuraj, duke garantuar profesionalizëm dhe strategji të qartë në çdo hap.
Por “Ndarja” është vetëm fillimi.
Burime pranë këngëtares zbulojnë se Blerta Veseli tashmë është duke punuar intensivisht në projekte të reja me të njëjtin ekip, të cilat pritet të publikohen shumë shpejt. Madje, kënga e radhës mban titullin “Business” – një projekt që pritet të jetë edhe më ambicioz dhe që synon të kapë jo vetëm publikun, por edhe vëmendjen e industrisë muzikore.
Me këtë rikthim, Blerta Veseli duket e vendosur të rikthejë vendin e saj në majat e skenës – dhe këtë herë, më e fortë se kurrë.
