“Board of Peace” i Trump në Ballkan, kush u ftua, kush pranoi dhe kush refuzoi

Nga B.M
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Nisma ndërkombëtare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e njohur si “Board of Peace”, ka përcaktuar tashmë vendet pjesëmarrëse dhe ato që mbeten jashtë në rajonin e Ballkanit.

Sipas informacioneve të publikuara, anëtare të “Board of Peace” në Ballkan janë Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia.

Ndërkohë, Sllovenia ka refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa Greqia ka vendosur të mos i bashkohet nismës, duke u rreshtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian.

Statusi i Kroacisë mbetet ende i hapur, pasi autoritetet atje kanë bërë të ditur se po e vlerësojnë zyrtarisht ftesën, ndërsa Rumania nuk ka marrë ende vendim përfundimtar.

Në listën e vendeve që nuk janë ftuar fare në këtë nismë përfshihen Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, çka ka ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes dhe peshën politike e diplomatike të këtyre shteteve në raport me iniciativën.

“Board of Peace” synon të krijojë një platformë bashkëpunimi politik dhe sigurie, por përjashtimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor tashmë po lexohet si sinjal i qartë gjeopolitik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër