Bojan Mariçiq pritet të jetë kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor

Nga admin
420 e lexuar

Shkup, 16 janar – Venko Filipçe, në momentin e fundit, bëri një kthesë dhe si propozime për anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) i propozon Bojan Mariçiqin dhe Boris Kondarkon.

Mariçiq rikthehet sërish në lojë, këtë herë si kryetar i KSHZ-së, ndërsa kryetari aktual, Kondarko, do të jetë vetëm anëtar i zakonshëm i komisionit. Edhe pse kishte shumë kandidatë për këto pozita, vendimi përfundimtar ishte në duart e Filipçes.

Nga gara u tërhoq ish-zëvendësministrja e Drejtësisë dhe kryetarja aktuale e Komisionit Zgjedhor të LSDM-së, Viktoria Avramovska Madiq, e cila e shpalli Filipçen për lider të ri.

]Ajo aktualisht është këshilltare shtetërore në Këshillin Gjyqësor. Gjithashtu, përmendej edhe emri i Marija Mitanovskës nga Ministria e Drejtësisë, e cila po ashtu kishte gjasa për emërim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër