Borxhliu sulmohet dhe kërcënohet bashkë me familjen në Shkup, tre persona përfundojnë nën hetim

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Një 28-vjeçar nga Shkupi është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar bashkë me familjen e tij, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me marrëdhënie debitor-kreditor. Për rastin, policia ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 15:20, në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup.
Tre të dyshuarit, V.A. (26), D.A. (27) dhe S.S., të gjithë nga Shkupi, dyshohen për veprat penale “zhvatje” dhe “dhunë”, sipas neneve 258 dhe 386 të Kodit Penal.
Nga policia bëjnë të ditur se konflikti ka ardhur si pasojë e një marrëdhënieje të pazgjidhur më herët mes debitorit dhe kreditorit. Të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht 28-vjeçarin dhe më pas e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij.
Pas ndërmarrjes së masave policore, V.A. dhe D.A. janë arrestuar, ndërsa për S.S. është lëshuar urdhër qendror për kërkim.
Policia ka siguruar edhe materiale provuese në lidhje me rastin, ndërsa dy të dyshuarit janë nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjykata ka vendosur që V.A. të qëndrojë në arrest shtëpiak për 30 ditë, ndërsa ndaj D.A. janë caktuar masa paraprake. Për personin e tretë, S.S., është caktuar paraburgim në mungesë.
Rasti po hetohet nga Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit.
Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër