Braho pret komisionerin evropian McGrath, në fokus Kodi Penal dhe sundimi i ligjit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho u takua të enjten me Michael McGrath, Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësia për Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.

Gjatë takimit, sipas Euronews Albania u diskutua për Kodin e Procedurës Penale, retorikën politike ndaj SPAK-ut dhe vijimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Vizita është pjesë e udhëtimit zyrtar të Michael McGraths në Shqipëri me fokus në drejtësinë dhe reformat e shtetit ligjor.

Një ditë më parë, McGrath u takua edhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

artikuj të ndërlidhura