Tiranë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Depozitat me afat në monedhën vendase vijojnë trendin rritës, duke shënuar një zgjerim të ndjeshëm në fund të muajit qershor 2026.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë arritën në mbi 244 miliardë lekë në mesin e këtij viti, në rritje me 14,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ritmi i rritjes është përshpejtuar ndjeshëm krahasuar me fundin e vitit 2025, kur depozitat me afat shënonin një rritje vjetore prej 9.3%.
Depozitat me afat në lekë po rriten për të tretin vit radhazi, një tendencë që duket se lidhet edhe me përmirësimin e normave të interesit pas vitit 2024.
Ecuria e depozitave me afat sinjalizon një rikthim gradual të interesit të publikut për kursimin në produkte bankare me maturim të përcaktuar, pas një periudhe të gjatë rëniesh.
