Bugatti prezanton veturën veçantë “La Perle Rare”

Nga D. V.
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prodhuesi francez i veturave super‑luksoze Bugatti ka zbuluar një version shumë të veçantë të modelit Mistral, të cilin e ka quajtur “La Perle Rare” (që fjalë për fjalë do të thotë “Perla e Rrallë”).

Ky Mistral i jashtëzakonshëm është krijuar për një klient të vetëm dhe është konceptuar që në vitin 2023 kur pronari u takua për herë të parë me përfaqësuesit e Bugattit. Në zbatim të dëshirave të tij, u punua shumë që çdo detaj të realizohej si në ëndërr.

Bugatti e përshkruan këtë model si një përkujtim të rrallë të fuqisë dhe bukurisë së pastër të Mistralit me motor W16.

Pasi që ky është një nga modelet e fundit me motor W16 prej 8.0 litrash, ky fakt i jep edhe më shumë rëndësi krijimit unik.

Karakteristikat kryesore të këtij Mistrali janë:

• Ngjyrë dy‑tonëshe – kombinim prej nuancash të bardha me grimca metalike dhe linja të arta të punuara me dorë përgjatë karrocerisë.

• “Fellne” aluminike me kombinim të veçantë të bojës që shfaqin temën e bardhë‑artë.

• Brendësia është përfunduar komplet në të bardhë, me detaje alumini të punuara dhe të lëmuara.

• Sipërfaqet brenda dhe jashtë përshkruhen si punime artizanale shumë precize dhe elegante.

Drejtori i programit të personalizimit të Bugattit, Jascha Straub, tha se “La Perle Rare” është një shembull i jashtëzakonshëm i asaj që bëhet e mundur kur imagjinata e klientit përzihet me kapacitetet krijuese dhe teknike të programit të tyre Sur Mesure (personalizim i thellë). 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër