Materialet nuk u përkthyen në shqip, shtyhet seanca konstituive e grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor

Nga D. V.
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Seanca konstituive e grupit të punës për reformën e legjislacionit zgjedhor nuk u mbajt, për shkak të kërkesës së partive shqiptare që materialet të përktheheshin në gjuhën shqipe.

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, i cili duhej të kryesonte seancën, deklaroi se debati thelbësor ende nuk kishte filluar dhe se shpreson që seanca të mbahet javën e ardhshme.

Siç ishte raportuar më parë nga Ministria e Drejtësisë për AIM-n, takimi duhej të zgjidhte një kryetar të grupit të punës dhe të miratonte një sërë rregullash procedurale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër