Bukuria që trashëgohet, urimi unik i Afërdita Paqaradës për vajzën

nga D. V.

Në ditëlindjen e vajzës së saj, Arba, Afërdita Paqarada ka emocionuar ndjekësit me një urim të ndjerë dhe plot dashuri.

Në një postim prekës, ajo ka ndarë fjalë të thella për vajzën, duke e përshkruar si një bekim dhe forcë të veçantë në jetën e saj, shkruan Indeksonline.

“ARBA. AJO ËSHTË UNIKE. Ajo duket si unë, ajo sillet si unë, Më kujton vajzën që isha dikur. Megjithatë, ajo është tërësisht e vetja. Ajo është më e zgjuar dhe më e fortë se unë. Ajo është pjesa më e mirë imja. Megjithatë, ajo është më e mirë nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë. Ajo është unike, e bukur dhe e pandalshme. Ajo është krenaria ime më e madhe. Dashuria më e thellë dhe gjithçka që kam ëndërruar se ajo mund të ishte. Ajo është vajza ime”, ka shkruar Afërdita.

Dedikimi i saj është pritur me shumë komentime pozitive, ku miq, familjarë dhe ndjekës kanë uruar Arbën për ditëlindjen dhe kanë vlerësuar marrëdhënien nënë–bijë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More