Studentët masivisht në protestë, të bashkuar dhe të vendosur! Sheshi i mbushur plot! Policia hedh bombola shpërthyese, protestuesit ua kthejnë pas

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Protesta në Tiranë ka marrë përmasa të tensionuara, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët vijojnë qëndresën, duke qëndruar të organizuar dhe të bashkuar në rrugët e kryeqytetit.

Protesta nisi që në orët e para të mëngjesit, me revoltën e gjimnazistëve të shkollës “Partizani”. Më pas, atyre iu bashkuan studentë nga fakultete të ndryshme të vendit, të cilët bojkotuan mësimin dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Situata u tensionua më tej pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve, ndërsa protesta vijoi të përshkallëzohej gjatë orëve në vijim.

Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit e zhvendosën revoltën drejt Ministrisë së Financave dhe më pas në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Gjatë protestës, një grup protestuesish kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Financave, prej nga kanë nxjerrë disa objekte jashtë godinës. Disa prej tyre janë djegur, duke shtuar tensionet në kryeqytet.

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve janë pozicionuar para Kryeministrisë, ndërsa të tjerë janë zhvendosur në zonën e Piramidës.

Pavarësisht gazit lotsjellës dhe ndërhyrjes së policisë, studentët vijojnë protestën, ndërsa situata në Tiranë mbetet e tensionuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër