Shkup, 21 maj, Zhurnal.mk – Nesër pasdite do të mbahet takim mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologes së tij bullgare, Vesislava Petrova Çamova, në Helsingborg, konfirmojnë burime nga MPJ për TV 24.
Mucunski dhe Petrova Çamova po marrin pjesë në Samitin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Suedi, ndërsa sipas informacioneve të TV 24, nesër pasdite është dakorduar një takim zyrtar mes dy delegacioneve.
Sipas burimeve të TV 24, formati i takimit do të jetë ose 1+1 ose 1+2.
Ky është takimi i parë pasi Maqedonia e Veriut i dërgoi demarsh verbal ambasadorit të Bullgarisë, pasi në Bruksel Petrova Çamova përdori formulimin “maqedonas i veriut” dhe deklaroi se ishte takuar me Mucunskin, duke i thënë se Maqedonia duhet t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë, pasi kjo është obligim evropian.
Nga ana tjetër, ministri maqedonas bisedën e kishte cilësuar si një takim njëminutësh në këmbë dhe kishte paralajmëruar se zyrtarisht do ta ftojë Petrova Çamovën në takim.
