Cate Blanchett u shfaq në publik me djalin e saj Ignatius pas më shumë se tetë vitesh

Nga D V
994 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja e njohur australiane, Cate Blanchett, është shfaqur në publik së bashku me djalin e saj 18-vjeçar, Ignatius Upton, gjatë sfilatës së Giorgio Armani Prive në kuadër të Javës së Modës së Lartë në Paris.

Dalja e tyre tërhoqi vëmendjen pasi Ignatius shfaqet shumë rrallë në publik.

Nënë e bir nuk ishin parë së bashku në një event publik prej vitit 2018, kur morën pjesë në “Green Carpet Fashion Awards Italia”.

 Cate me djalin

Ignatius është djali më i vogël i Cate Blanchett dhe bashkëshortit të saj, skenaristit dhe regjisorit, Andrew Upton.

Çifti ka edhe dy djem të tjerë, Dashiel dhe Roman si dhe vajzën e adoptuar Edith.

Blanchett ka treguar më herët edhe historinë interesante pas emrit të djalit të saj, duke zbuluar se emrin “Ignatius” e kishte gjetur rastësisht në një libër për fëmijë gjatë shtatzënisë dhe e kishte ndjerë si zgjedhjen e duhur.

Në sfilatën e Giorgio Armani Prive morën pjesë edhe figura të tjera të njohura të modës dhe kinemasë, ndërsa koleksioni i ri u prezantua si një kombinim i elegancës, finesës dhe detajeve të sofistikuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër