Ceremonia e akordimit të Çmimit të Karlit të Madh për ish-kryeministrin italian Draghi, Rama: Kënaqësi dhe nder të jem sërish pjesë e grupit të miqve të nderit

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk –  Kryeministri Edi Rama ishte në Aachen, Gjermani, si pjesë e ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize.

Në postimin e tij, ai shkruan se e kishte për kenaqësi të ishte pjesë e ceremonisë ku Mario Draghi u nderua për kontributin e tij në stabilitetin ekonomik dhe bashkimin e Europës.

“Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkurruese shumë më të madhe”, shkruan Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër