Çështja e presidentit, Nagavci: Nga secila e secili prej nesh kërkohet pjekuri politike

Nga D. V.
317 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill – Zhurnal.mk – Shefja e Grupit Parlamentar e VV-së, Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje deputetëve për unitet, raporton Ekonomia Online.

Ajo, ka thënë se rifillimi i punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një moment që kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi

“Rifillimi i punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një moment që kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi. Jemi rikthyer jo vetëm në formalitetin e rendit të ditës, por në thelbin e funksionit tonë si përfaqësues të qytetarëve. Kuvendi i Republikës është vendi ku merren vendimet, nuk ka asnjë adresë tjetër ku mund të zhvendoset kjo përgjegjësi. Në këtë fazë kemi nevojë për unitet dhe bashkëpunim”, ka thënë Nagavci.

Nagavci, ka deklaruar se para tyre është një proces i rëndësishëm duke përmendur çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues, zgjedhjen e presidentit të Republikës, ku nga secila e secili prej nesh kërkohet pjekuri politike. Në emrin e çdo deputeti nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi. Përgjegjësia është e jona. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime”, tha Nagavci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër