Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Nga L. M
1,008 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nga Irena Beqiraj/

Albert Einstein thoshte: “Jo çdo gjë që ka vlerë numërohet edhe jo çdo gjë që numërohet ka vlerë “.

Kjo shprehje m’u kujtua ndërsa përmblidhja këto rreshta për mbivlerësimin e lekut ose siç e quan Banka e Shqipërisë mbiçmim e lekut.

A e shpjegojnë dot mbiçmimin e lekut të ardhurat nga turizmi ?

Ndërsa mbiçmimi më i madh i lekut është vërejtur në vitin 2023, të flukseve nga turizmi dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është i ulët.

Sipas modelimit ekonometrik të  Bankës së Shqipërisë, vetëm  23% e paqëndrueshmërisë së përgjithshme dhe vlerësimit strukturor të lekut gjatë periudhës 2020 -2025 i atribuohet drejtpërdrejt të ardhurave nga  turizmi.

Po fluksi i investimeve të huaja Direkte?

Koeficienti i korrelacionit Pearson midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është negativ  -0.3588.

Ky  korrelacion të dobët negativ midis shkallës së përshpejtimit të rritjes së IHD-ve dhe shkallës së përshpejtimit të vlerësimit të monedhës gjatë kësaj periudhe specifike  tregon se përshpejtimi i vlerësimit të Lekut ka qenë  i shkëputur statistikisht nga shpejtësia e rritjes në përqindje të IHD-ve.

Çfarë mbeten ? Remitancat ose dërgesat!

I vetmi korelacion pozitiv rreth 0.75 vihet re midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të nga remitancat dhe mbiçmimit vjetor të Lekut Shqiptar  kundrejt Euros (EUR)

Por fatkeqësisht pesha e tyre specifike në shtesën e ofertës monetare  nuk mund të shpjegojë tërësisht  mbicmimin  e përjetuar të lekut .

Pra , analiza ekonometrike tregon se në vitet 2020 – 2025 , 25% deri në 40 % e mbi cmimit të lekut mbetet e pajustifikuar nga të ardhurat nga turizmi , investimet e huaja direkte , apo remitancat që kalojnë nga kanale zyrtare .

Ndërsa, shifrat zyrtare të ekonomisë reale nuk e justifikojnë plotësisht  mbiçmimin e lekut , do të thotë se ka një ekonomi reale jo zyrtare që furnizohet me flukse në monedhë të huaj edhe që nuk numërohet, por që vlen të trajtohet kur flasim për forcimin  e lekut .

-Djalli fshihet në detaje !

Megjithëse Banka e Shqipërisë nuk i del hapur kundër qeverisë , kur flet për forcimin e lekut e quan atë mbiçmim.

Nëse do ti referohemi  monedhës si një letër me vlerë  vlerësimi i saj varet nga Pariteti i Fuqisë Blerëse (PPP) .

Ajo është e nënçmuar kur çmimi i monedhës është më i ulët se sa justifikojnë bazat ekonomike;

E çmuar drejtësisht (në ekuilibër): kur kursi i këmbimit në treg pasqyron saktë vlerën e saj reale ekonomike bazuar në kërkesë-oferte dhe fuqinë blerëse;

Edhe e mbiçmuar kur monedha tregtohet më shtrenjtë se sa justifikojnë bazat ekonomike edhe fuqia blerëse .

Ndërkohë që të gjithë ekonomistët që kuptojnë  efektet e mbiçmimit  për mirëqënien edhe ekonominë në afat të gjatë duhet të jenë të shqetësuar.

Çdo ekonomist i lirë nga detyrat shtetërore është në të drejtën e tij t’ja atribojë këtë mbiçmim çdo faktori shtesë të padeklaruar, edhe të kërkojë ndërhyrje për ndryshimin e situatës.

Ndërsa çdo ekonomist që ushtron detyra shtetërore, e ka detyrë jo vetëm të dëgjojë por edhe të argumentojë  me matje  pse leku është i mbiçmuar edhe çfarë ka çuar në këtë mbiçmim i cili duhet patjetër të balancohet ?!

PS. Ky status mund të jetë i vështirë për lexuesin jo ekonomist por sot kështu i donte mushka drutë .

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër