Chelsea transferon Henderson, mesfushori nënshkruan kontratë dyvjeçare

Nga Xh M
474 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit me përvojë Jordan Henderson, pasi ish-kapiteni i Liverpool ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me Brentford.

Futbollisti tridhjetë e gjashtë vjeçar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin londinez, e cila do ta mbajë në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2028.

Transferimi i Henderson duket një ndryshim të qartë në strategjinë e Chelsea, që vitet e fundit është fokusuar kryesisht te afrimi i futbollistëve të rinj. Kësaj radhe, me kërkesë të trajnerit Xabi Alonso për më shumë përvojë në skuadër, klubi ka afruar Henderson dhe sulmuesin Danny Welbeck.

“Me historinë që ka ky klub, me trajnerin që e admiroj shumë dhe me cilësinë e futbollistëve, kjo ishte një mundësi që nuk mund ta refuzoja”, ka thënë Henderson pas nënshkrimit. “Jam impresionuar edhe nga ambicia e pronarëve për ta çuar Chelsea në drejtimin e duhur. Do të jap maksimumin çdo ditë, brenda dhe jashtë fushës, për ta ndihmuar ekipin sa më shumë që të jetë e mundur. Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re”.

Mesfushori anglez ka zhvilluar 463 ndeshje në Premier League, shumicën e tyre me fanellën e Liverpool, ku ishte edhe kapiten për shumë vite. Karrierën e kishte nisur te Sunderland, ndërsa më pas ka luajtur edhe në Arabinë Saudite, te Ajax dhe së fundmi te Brentford.

Sezonin e kaluar Henderson ka zhvilluar tridhjetë e katër ndeshje në të gjitha garat me Brentford dhe falë paraqitjeve të tij ishte rikthyer edhe në Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Botëror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër