Manchester City ka bërë një hap të rëndësishëm në kërkimin e zëvendësuesit të Rodri, duke arritur një marrëveshje verbale me talentin maroken Ayyoub Bouaddi.
Sipas raportimeve të mediave evropiane, mesfushori i lindur në vitin 2007 ka bindur drejtuesit e skuadrës angleze me paraqitjet e tij, veçanërisht gjatë Kampionatit Botëror 2026, ku spikati për personalitetin dhe cilësitë e tij në mesfushë.
Manchester City e sheh Bouaddin si pasardhësin ideal të Rodri, i cili vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madrid.
Megjithatë, transferimi ende nuk është finalizuar. Tashmë pritet që Manchester City të nisë negociatat zyrtare me klubin francez Lille, i cili zotëron kartonin e futbollistit.
Sipas raportimeve, Lille kërkon rreth tetëdhjetë deri në tetëdhjetë e pesë milionë euro për ta lënë të lirë një nga talentet më premtuese të futbollit evropian.
