Cilat janë gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës?

Nga Xh M
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teherani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve, përndryshe SHBA-të do të sulmojnë termocentralet iraniane.

Përgjigja e ushtrisë së Teheranit ka qenë e prerë: “Ne do të godasim infrastrukturën energjetike dhe të IT-së të Shteteve të Bashkuara”, tha një zëdhënës ushtarak për agjencinë Fars. Ali Mousavi, përfaqësuesi i Iranit në OKB, shtoi: “Ngushtica është e mbyllur vetëm për armiqtë tanë”.

Sipas agjencisë Tasnim, degë e IRGC-së, gjashtë kushtet e Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit përfshijnë: sigurinë që konflikti të mos përsëritet, mbylljen e bazave amerikane në rajon, pagesa e kompensimeve për Iranin, përfundimin e operacioneve kundër grupeve rajonale të lidhura me Teheranin, zbatimin e një regjimi të ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit dhe ndjekjen penale të punonjësve të mediave anti-iraniane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër